Kosova

Politologu serb: Kjo është fushatë zgjedhore e Kurtit dhe Vuçiçit


politologu serb Vujo Iliç

“Kjo është fushatë zgjedhore e Vuçiçit dhe Kurtit”.

Kështu gjykon politologu serb Vujo Iliç në një intervistë në Nova.rs, derisa thotë se ndërsa Kurti u drejtohet votuesve të tij, njëjtë vepron edhe Vuçiç, dhe se përmes inicimit të skandaleve, ata po konsolidojnë bazën e tyre elektorale.

“Sa më e mprehtë ajo retorikë, aq më shumë tregon se si mbrohet interesi kombëtar, mbrojtja kundër sulmeve, se kinse interesat e Serbisë janë të rrezikuara”, u shpreh Iliç.

“Ne gjithmonë mund të shohim kur fillojnë përkeqësimet nga ana jonë, kur fillojnë narracionet e mëdha për korrupsionin, atëherë hapja e temave të tilla që i shërbejnë njerëzve për të treguar se kjo qeveri patriotike është në rrugën e duhur,” beson politologu Iliç.

Ndërsa avokati serb Bozho Preloviç, bashkëbisedues në këtë debat, thotë se Serbia “duke fyer kombet e tjera, sot shqiptarët, nesër kroatët, po përpiqet të merr një reagim nga ana tjetër sepse kjo politikë nuk mund të jetojë pa incidente”

Bozho Preloviç

“Së pari keni konflikte në BeH, pastaj kurorëzimin e Joanikijes në Mal të Zi, dhe tani që kjo ka kaluar, kemi bllokadat në Kosovë. Presioni që po ushtrohet mbi qytetarët, ku po dëshmonhet se është një serb që shpëton serbët nga të tjerët, kjo është ‘modus operandi’ se si funksionon kjo qeveri që kur erdhi në 2012, deri më sot. Ose ata janë grusht shtetas, ose dikush do të vrasë dikë, disa shërbime sekrete që punojnë kundër, etj, “theksoi Preleviç.

Ndërsa Milica Andriç nga OJQ Iniciativa e Re Shoqërore, vlerëson se Kosova mori mesazh të rreptë nga perëndimorët.

“Për herë të parë, amerikanët ishin kaq të rreptë ndaj autoriteteve në Prishtinë, dhe më pas pasuan mesazhe të tjera nga zyrtarët evropianë që Njësia Speciale së pari duhet të tërhiqet, dhe në mënyrë që ata të tërhiqen, barrikadat duhet të hiqen sepse barrikadat janë në para tyre. Dhe tani ekziston një ndryshim kryesor midis asaj që bëri Thaçi në 2011 dhe asaj që Kurti po bën tani”, tha ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore