Lajme

Policia e Kosovës për arrestimin e malazezit: Janë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit


Arrestohet një malazez për krime lufte në Kosovë.

Të hënën e 27 qershorit, një shtetas malazez nga fshati Vitomericë e Pejës është arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në vitet 1998-1999.

Polica ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe një zyre në fshatin Gorazhdec të Pejës, kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit.

“Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, kanë sqaruar se kjo kontroll është kryer me urdhër të prokurorit.

“Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit”.

Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa ishte thënë se rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe u zhdukën pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore