Kosova

Policia e Kosovës konfiskon rreth nëntë kilogramë substancë narkotike


Substancë narkotike që dyshohet të jetë i llojit kokainë të gjetura në veturë

Në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar rreth nëntë kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë i llojit kokainë, ndërsa janë arrestuar dy persona me shtetësi të Shqipërisë.

“Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.

Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se bashkëpunimi në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.

“Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme”.

Ndërsa pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram.

Kurse me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Fotografitë e dy të dyshuarve në pikën kufitare të Vërmicës

 

Substancë narkotike që dyshohet të jetë i llojit kokainë të gjetura në veturë

 

Substancë narkotike që dyshohet të jetë i llojit kokainë të gjetura në veturë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore