Lajme

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it


Ilustrim: Logoja e Interpolit

Policia e Kosovës ka shprehur gatishmëri të jetë anëtarë e INTERPOL-it, sepse konsideron se i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme, por kërkesa për aplikim në INTERPOL varet nga Qeveria e Kosovës.

Besnik Sallahu, Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, tha se policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet teknike dhe ligjore për bashkëpunim ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi policor me pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës është i mirë”, deklaroi Sallahu.

Por, ka theksuar se misionit i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX vazhdon të jetë i përkushtuar që të mbështes dhe të rris bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë të sigurt dhe Bashkim Evropian të sigurt.

Takimi i Policisë së Kosovës me EULEX-in.

Udhëheqësi i Ekipit të Njësisë̈ së EULEX-it për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Vinicio Ceola, deklaroi se EULEX është 24 orë në dispozicion të shkëmbimit të informatave me Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që sqaroi se, “EULEX vazhdon të jetë i përkushtuar që të mbështes dhe të rris bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë të sigurt dhe BE të sigurt”.

Ky takim është mbajtur të mërkurën e 17 nëntorit i cili ka qenë i organizuar nga EULEX me temën e “bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe pse është i rëndësishëm ai”.

Në vitet e fundit Kosova ka aplikuar dhe synon të bëhet anëtare e UNESCO-s, INTERPOL-it, Këshillit e Evropës e organizata të tjera.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë 117 vende që e njohin shtetin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore