Lajme

Policia anulon “alarmin” në Capitol, asnjë e shtënë dhe asnjë i lënduar


Policia nuk gjeti asnjë të shtënë dhe asnjë të lënduar pas raportimeve për një sulmues të mundshëm aktiv në kompleksin e Capitol-it të SHBA-ve të mërkurën pas një “thirrjeje të gabuar” të mundshme, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Washington-it, Hugh Carew.

“Një telefonatë erdhi për një gjuajtës aktiv. Duket se ishte një thirrje e gabuar. Nuk u gjetën të lënduar dhe asnjë gjuajtës”, tha Carew.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Më herët, një sulmues i mundshëm aktiv u raportua në Capitol-in e Shteteve të Bashkuara, deklaronte Policia duke u kërkuar njerëzve brenda ndërtesave të zyrave të Senatit të strehohen në godinë.

Senati Amerikan kishte marrë pushimet verore dhe shumica e ligjvënësve nuk ishin brenda, por shumica e zyrave kishin pjesëtarë stafi në godinë.

Zakonisht ka gjithashtu dhjetëra punëtorë që punojnë në kafeteri të Senatit, poste sigurie dhe në mirëmbajtjen e ndërtesave.

“Nëse jeni brenda ndërtesave të Senatit, të gjithë brenda duhet të strehohen në godinë pasi raporti ishte për një sulmues të mundshëm aktiv. Duhet të theksohet se ne nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna me armë”, tha Policia e Capitol-it të SHBA-ve në një postim në mediat sociale.

Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje emergjente.

Policia e Capitol-it u bëri thirrje më herët njerëzve të lëviznin brenda zyrave të tyre dhe të merrnin pajisjet e urgjencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore