Sport

Pjanic mund të transferohet te Sporting për një shumë simbolike


Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic është interesuar për t’u transferuar në Sporting CP, thotë AS.

Pjanic, 31 vjeç, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Besiktas, pasi u transferua në Camp Nou nga Juventus në një marrëveshje shkëmbimi prej 72 milionë eurosh me Arthurin, ku ai vlerësohej në 60 milionë euro.

Barça dëshiron ta largojë reprezentuesin e Bosnje dhe Hercegovinës këtë verë, me Sporting CP thuhet se është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për 50% të të drejtave të lojtarit.

Pjanic luajti shumë pak ndeshje me Barcelonën pasi reprezentuesi i Bosnjes nuk mundi të zinte pozitën e titullarit para De Jong ose Pedri-t.

Kujtojmë se Barcelona po kërkon të shes sa më shumë lojtarë, pasi po përballen me probleme financiare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore