Shqipëria

Pezullohen 4 efektivë në Durrës pasi i dënuari për vrasje theu arrestin shtëpiak


Katër efektivë janë pezulluar nga detyra për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit e ka marrë këtë masë për inspektorët B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

Po ashtu edhe për inspektorin S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

Ata janë pezulluar nga detyra pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi Afrim Kila.

Për këtë të fundit Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore