Lajme

Petkoviç përuron në Kosovë 16 apartamente të ndërtuara nga Serbia


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, gjatë takimit me banorët serb në Zveçan

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, gjatë vizitës në qytetin e Zveçanit, i ka dorëzuar çelësat e 16 e apartamenteve për stafin ri të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë, objekt ky që i financua nga Qeveria e Serbisë.

“Ne do të përpiqemi të ndihmojmë në periudhën e ardhshme, veçanërisht duke marrë parasysh ndërtimin e shtëpive”. Përveç kësaj ndërtese të bukur, e cila u ndërtua me fondet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, dy ndërtesa të tjera po ndërtohen pikërisht këtu në Zveçan, dhe gjithsej 17 ndërtesa të reja dhe 202 apartamente po ndërtohen në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviç.

Petkoviç, meritat për ndërtimin e kësaj ndërtese ia adresoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Universiteti si institucion nuk do të thotë shumë nëse nuk ka hapësirë ​​të përshtatshme dhe hapësira po ndërtohet falë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, angazhimi i të cilit do të na japë ndërtesën më moderne për Universitetin tonë”.

Ndërkaq në një bisedë me banorët e pranishëm, Petkoviç, njoftoi se shteti i Serbisë do të vazhdojë me investime dhe ndërtime për serbët në Kosovë.

“Gjatë vitit të kaluar, u ndërtuan 10 ndërtesa të reja, të gjitha për njerëzit tanë, sepse e ardhmja jonë është këtu, sepse ne duam të qëndrojmë dhe të mbijetojmë këtu. Kjo është arsyeja pse ne po luftojmë për paqe dhe stabilitet”.

Ai ishte qenë i shoqëruar nga Rektori i Universitetit të, Zdravko Vitoseviç, nga udhëheqësit e komunave në veri të Kosovës dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Petkoviç do të vazhdojë vizitën e tij dy-ditore në Kosovë, duke vizituar edhe komunën e Gracanicës, ku do të takohet me Patriarkun Serb, Porfirio, dhe më pas do të marrë pjesë në ngjarjen “Vigjilja e Poezisë Vidovdan” në portën e Manastirit të Graçanicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore