Lajme

Petkoviç nga Graçanica: Po festoj pashkët me njerëzit tanë në zemër të Kosovës


Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, shkroi në Instagram të shtunën në mbrëmje se po i feston pashkët, siç u shpreh ai “me njerëzit tanë, në zemër të Kosovës dhe Metohisë”, në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Graçanicës.

Graçanica është komunë në Kosovë, e banuar me shumicë serbe, vetëm 10 kilometra larg Prishtinës.

Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve nga Ipeshkvi Teodosije.

Në këtë ceremoni fetare pjesëmarrës ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, por edhe pjesëtarë të tjerë të Listës Serbe.

Kjo parti përfaqësohet me 10 deputetë serb në Kuvendin e Kosovës.

Javën e kaluar Petkoviç ishte për vizitë në Kosovë me leje të institucioneve vendore për t’ia dorëzuar çelësat e 12 banesave banorëve serb të Mitrovicës Veriore, të cilat ishin donacion nga Serbia.

Petkoviç i shoqëruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç dhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore