Euro 2024

Përfundon pa gola pjesa e parë e duelit Gjermani – Danimarkë


Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes së raundit të 16 në Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Dueli u ndërpre përkohësisht për shkak të një stuhie në minutën e 36, për të rifilluar vetëm pak minuta më vonë.

Përsa i përketë ndeshjes, Gjermania e nisi mirë duke gjetur golin shumë herët, por u anulua për një faull në nisje të aksionit.

Gjermanët patën disa raste të tjera të mira, por pa gjetur rrjetën, kjo edhe falë një superparaqitje nga portieri danez, Schmeichel.

Edhe danezët ishin në lartësin e duhur, duke patur disa raste, por pa mundur të gjenin konkretizimin e aksioneve të tyre.

Madje, danezët mund të kishin surprizuar vendasit kur iu afruan ndjeshëm golit në fundin e pjesës së parë, por për tu ndaluar nga një super Neuer.

Statistikat e pjesës së parë: Gjermani – Danimarkë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore