Lajme

Përfaqësuesi i Kinës në Kombet e Bashkuara dënon hapur pushtimin rus


Përfaqësuesi i ri i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Fu Cong i dorëzoi dje një kopje të letrave kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres.

Fu u largua nga posti i tij si ambasador kinez në Bashkimin Evropian më 29 mars pas 15 muajsh, i shënuar nga një përkeqësim progresiv i marrëdhënieve dypalëshe të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet tregtare.

Në Kombet e Bashkuara ai zëvendëson Zhang Jun, i cili përfundoi mandatin e tij në fund të marsit.

Fu mori detyrën si kreu i misionit diplomatik të Kinës në BE më 16 dhjetor 2022, mes nervozizmit në Bruksel për mungesën e dënimit të qartë të Pekinit të pushtimit rus të Ukrainës.

Fu e trajtoi hapur këtë temë në një intervistë me gazetën South China Morning Post, botuar në Hong Kong, më 23 dhjetor 2022.

Në të ai deklaroi se pushtimi e kishte vënë vendin e tij “në një pozitë shumë të vështirë” dhe se marrëdhëniet me Evropën janë duke u vënë në “provë të rëndë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore