Aplikacione

Përdoruesit e Snapchat-it me ankesa: My Al po gjurmon vendndodhjen e tyre


Snapchat ka njoftuar se ka publikuar chatbotin e saj me inteligjencë artificiale, My AI, për abonentët me pagesë dhe më vonë edhe për përdoruesit globalisht.

Siç raportohet, chatboti i Snapchat, My AI, gjurmon vendndodhjen e përdoruesve për të ofruar rekomandime më të mira.

Snapchat AI thotë se ndan vetëm një “vendndodhje në nivel qyteti” dhe “distanca shumë të përgjithësuara” për t’i ofruar rekomandime të afërta përdoruesit.

Në imazhet e publikuara nga përdoruesi i Twitter, @ChrisMinecraft_, roboti fillimisht thotë se mund të rekomandojë restorante bazuar në vendndodhjen e tij të IP-s. Më vonë tërhiqet dhe mohon se ka qasje në një informacion të tillë.

“Inteligjenca Artificiale Snapchat e di vendndodhjen tuaj aktuale në çdo kohë edhe nëse shërbimet e vendndodhjes i keni të çaktivizuara ”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore