Bota

Përballimi i pandemisë ka pasur shumë pika të ulëta, por kritikët po injorojnë çfarë është bërë mirë


Arritja në 100 mijë vdekje nga Covid19 në Britaninë e Madhe, bëri xhiron e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Gazetat britanike u mbytën në lajme. “Poshtërim”, shkruante Daily Mail-i. “Fatkeqësi”, shtjellonte Daily Telegraph-i. “Katastrofë”, këmbëngulte Daily Express.

Nga ana tjetër, edhe zyrtarët irlandezë, miq të burokratëve në Bruksel për çështjen e Brexit, cilësuan se “Evropa po kalon një pandemi të tmerrshme”.

Një perceptim u krijua nga fakti se Komisioni Evropian(KE), përdori depozitat e emergjencës për të bllokuar vaksinat që do të hynin në Irlandën e Veriut. Pavarësisht se u braktis shpejt si plan, kjo lëvizje vuri BE-në në pozita mbrojtëse pesa i përket politikës. Kjo gjë, nuk është parë as në procesin e Brexit.

Edhe vetë mbështetësit e BE-së, e kanë pranuar se viti i fundit ka qenë i tmerrshëm për bllokun e unionit. Menaxhimi i vaksinave në krahasim me Britaninë dhe SHBA-në, ka qenë i varfër. Ka pasur gjithashtu një deficit në shpenzimet që kanë bërë qeveritë dhe shoqëritë e vendeve anëtare gjatë vitit të fundit.

Fakti është se menaxhimi i pandemisë nga BE-ja ka prekur shumë pika të ulëta. Gjithsesi, kritikët priren të injorojnë atë çfarë është bërë mirë.

Me ardhjen e pandemisë në Evropë dhe në veçanti me shpërthimin që ndodhi në Itali gjatë marsit, situata u përkeqësua. Shumë shtete anëtare i mbyllën kufijtë tokësorë me italianët.

E njëjta gjë ndodhi edhe me fluturimet pak kohë më pas. Njerëzit që udhëtonin brenda unionit për të punuar, u penalizuan. Kjo solli kaos në sistem. Shumë vende u vunë kundër njëra-tjetrës për shkak se nuk kishin pajisje të mjaftueshme mjekësore.

Kjo gjë, bëri që gjermania të niste eksportet e pajisjeve mjekësore në vendet e tjera, përfshi ventilatorët shumë të domosdoshëm. Kjo nisi të rihapë kufijtë, ndaj një lëvizje tjetër duhej ndërmarrë. BE-ja e zgjidhi këtë, duke lënë të hapur lëvizjen vetëm brenda unionit. Bota përtej tyre, nuk mund të kalohej.

Përsa i përket parave, KE-ja pezulloi të gjitha rregullat buxhetore. Vendet anëtare mund të merrnin lirish borxh apo të shpenzonin para për minimizimin e efekteve të pandemisë. Një bond masiv u dha edhe nga Banka Qendrore Evropiane. Këto para u shpenzuan për të ndihmuar të papunët, kërkimin mjekësor, sistemin shëndetësor dhe bizneset në vështirësi.

Gjatë verës më pas, erdhën lëvizjet vërtetë të mëdha nga BE-ja. Fillimisht, një iniciativë që mblodhi 15.9 miliardë euro për të lejuar të gjitha vendet të kishin qasje në vaksinim. Më pas, një hap i pa menduar më parë: Borxh i përbashkët në vlerën e 750 miliardë eurove. Kjo, e shpërndarë në formë grantesh dhe borxhesh, për përballimin e pasojave ekonomike dhe impaktit të pandemisë.

Rasti italian në fakt, provon suksesin e kësaj skeme. Koston e borxhit për italianët, mbetën të qëndrueshme pavarësisht huave. Ky, është shënjues i një suksesi që masat e BE-së patën, për përballimin e pasojave të pandemisë.

Ndaj, ajo që është bërë mirë, mbetet e mirë, dhe duhet pranuar si e tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore