Sport

Peng Shuai mohon akuzën e mëparshme për abuzimit seksual


Tenistja kineze, Peng Shuai, para disa kohësh akuzoi publikisht ish-zëvendëskryeministrin kinez, Zhang Gaoli, për ngacmim seksual.

Në një postim në faqen e mediave sociale kineze Weibo, ylli i tenisit u shpreh se Gaoli e kishte “detyruar” të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Pas shqetësimit ndërkombëtar për zhdukjen e yllit të tenisit, Shuai ka dhënë një intervistë për mediat

Në intervistë, Shuai e ka mohuar këtë akuzë. Ajo u shpreh se ka pasur “shumë keqkuptime” rreth postimit.

Megjithatë “Shoqata e Tenistit të Grave (WTA), ka shprehur shqetësim për censurim nga shteti.

Në intervistën me Lianhe Zaobao, në një media kineze Peng shpjegoi: “Unë kurrë nuk kam thënë apo

“Ne mbetemi të palëkundur në thirrjen tonë për një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent, mbi pretendimin e saj për sulm seksual”, ka deklaruar WTA.

Çfarë ndodhi me Peng Shuai?

Në postimin, bërë publik mbrëmjen e 2 nëntorit, 35-vjeçarja rrëfeu se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-zëvendëskryeministrin kinez, Zhang Gaoli.

Megjithatë, pas vërshimeve të mijëra mesazheve nga persona të ndryshëm në pak minuta, postimi i tenistes kineze u hoq nga llogaria e saj.

Për disa orë në Kinë ishte e pamundur të bëje kërkime me emrin Peng, por edhe tenisin në përgjithësi.

Ishte hera e parë që një akuzë e tillë bëhet kundrejt një prej liderëve të lartë politikë të Kinës.

Pas disa kohësh ajo u zhduk.

Personazhe të rëndësishëm ndërkombëtarë të tenisit bënë thirrje që të gjendet 35-vjeçarja, për të cilën nuk dihej vendndodhja.

Postimi në rrjetin social popullor u hoq nga censura, por sërish tërhoqi vëmendje të madhe.

Të tjera informacione u zhdukën në internet, në lidhje me kampionen e Wimbleddon-it për çifte të vitit 2013.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore