Shqipëria

Peleshi: 83 milionë lekë për pagat e sigurimet e 120 ish-punonjësve të Poliçanit


Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, ka njoftuar një vendim të Këshillit të Ministrave, ku parashikohet që nga buxheti i shtetit të paguhen pagat dhe sigurimet për 120 ish-punonjës të të Kombinatit të Poliçanit.

“Vlera është 83 milionë lekë të reja, janë mbi 120 punonjës, ish-punonjës që përfitojnë pagesën detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Kemi marrë përsipër pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura”, ka bërë me dije ai.

“Kemi parasysh Poliçanin, dhe kombinatin e Gramshit. Poliçani s’ka fare aktivitet, dy tjerat kanë pak aktivitet që lidhet me demontimin. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre”, ka shtuar Peleshi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore