Lajme

Pektoviç: Kurti nuk po e flet të vërtetën për reciprocitetin


Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk mund të flasë për “epokë reciprociteti”, sepse në fakt, siç tha ai, kjo ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes”, pasi sipas tij,  “Kurti nuk e thotë të vërtetën kur flet për reciprocitetin”.

“Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të bazohen në një marrëdhënie asimetrike, sepse dialogu filloi në bazë të një vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mund të jetë ekskluzivisht asimetrik, sepse vetëm Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht në OKB”, tha Petkoviç.

Sipas tij, është në takmin e ardhshëm me palën kosovare do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne do të bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë siç duhet, të kemi liri të lëvizjes dhe këtë e presim nga Prishtina, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve. Unë nuk pres probleme më të mëdha”.

Petkoviç, është pyetur edhe për pjesëmarrjen në bisedimet Kosovë – Serbi të zëvendësndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.

Sipas tij, ndryshimet e SHBA-së dhe Serbisë ndryshojnë për këtë çështje, por sipas tij, “Escobar është diplomat me përvojë, i cili ka qenë në këtë zonë për një kohë të gjatë dhe se e kupton mirë Ballkanin Perëndimor”.

“Është e qartë për të gjithë se nuk ka përparim pa dialog, dhe shpresoj se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin ndikimin e tyre në Prishtinë për t’ia shpjeguar këtë edhe Kurtit”.

Ndryshe të mërkurën e 29 shtatorit, në Bruksel zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me Drejtorin e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviç, pas situatës së tensionuar në veri, pasi Qeveria e Kosovës më 20 shtator ka filluar zbatimin e masave të reciprocitetit në tabelat e automjeteve të cilat hynë nga Serbia në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Drejtori e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviç dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Pas bisedimeve të gjata në Bruksel ishte arritur marrëveshje tre pikëshe për targat mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Pika parë tashmë është zbatuar pasi Njësia Speciale e Policisë është larguar nga Jarinja dhe Bërnjaku, bashkë me barrikadat, e aty janë vendosur KFOR-i.

Marrëveshja e arritur përmban tre pika

Pika 1: “Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinje e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”

Pika 2: “Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Pika 3: “Do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE -së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE -ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore