Shëndet

Pediatri Ylli parajamëron: kujdes fëmijët nga virozat e reja


Në një periudhë të vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të Covid-19, shqetësimet e prindërve kundrejt virozëve të fëmijëve të tyre janë rritur.

Mjekët pediatër kanë konfirmuar se ditët e fundit po qarkullon një virozë e cila nuk duhet anashkaluar.

Pediatri Ylli Kaloshi parajmëroi se po qarkullon një virozë tek fëmijët e cila shoqërohet me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre të vazhdueshme. Sipas mjekut kjo virozë është e njëjtë me gripin dhe nuk duhet anashkaluar në rastet e rënda.

Gjatë ditëve të fundit është vëne re një rritje e numërit të fëmijëve me këtë viroz.

“Kjo virozë është parë më shumë tek fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe të shkollave në moshat 3 deri në 10 vjeç” shpjegon Kaloshi.

Përgjithësisht temperatura e larë në shumë raste shoqërohet edhe me hundë të zëna dhe ulje të oreksit dhe dobësi të muskujve, që janë simptoma të njëjta me gripin e zakonshëm. Mjeku shton më tej se rastet që ka hasur, fatmirësisht, nuk kanë qenë të rënda.

Në këto raste për format e lehta mund të përdoren lëngje, paracetamol dhe trisol për të stabilizuar të vjellat dhe diarrenë, ndërsa në format e rënda duhet patjetër këshillim me mjekun dhe të merren antibiotik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore