Lajme

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës bie çmimi i Bitcoin


Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, kjo ka bërë që çmimi i Bitcoin-it, kriptovalutës më të vlefshme, të bie nën 35 mijë dollarë.

Bitcoin ka rënë nën 40 mijë dollarë fundjavën që lamë pas dhe po vazhdon të bie përderisa kriza në Ukrainë po intensifikohet.

Vlera në këto momente është 34 mijë e 969 dollarë, që i bie 8 për qind më pak se një ditë më parë më 23 shkurt.

Që nga nëntori e deri më tani vlera e bitcoin është përgjysmuar.

Gjithashtu rënie ka pasur edhe Etherum, me 12 për qind dhe Dodge Coin me 14 për qind, sipas CoinMarketCap.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore