Sport

Pas ndeshjes me Dukagjinin në Kosovë, tifozët e ekipit kroat sulmohen në Serbi


Kishin udhëtuar për të parë ekipin e tyre Rijeka duke luajtur ndeshjen kundër Dukagjinit të Klinës në kuadër të Ligës së Konferencës në Evropë, por duke u kthyer prapë në Kroaci janë sulmuar nga huliganë serbë.

Rijeka fitoi me rezultat 0-1 ndaj Dukagjinit dhe gjatë kthimit nga Kosova 50 tifozë që kishin përcjellur ndeshjen huliganë të maskuar i sulmuan rreth orën 4:00 të mëngjesit në autostradën afër lagjes Grocke të Beogradit.

Mediat kroate Index raporton se vandalët kanë përdorur shkopinj në sulm dhe se kanë thyer xhamat e autobusit me tifozë kroatë.

Nga sulmi është plagosur lehtë drejtuesi i autobusit.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet emergjente dhe policia, shkruajnë mediat serbe.

Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore