Sport

Pas ekzekutimit të mundësit, dënohet me vdekje futbollisti iranian


Futbollisti iranian Amir Nasr-Azadan është dënuar me vdekje në vendin e tij.

Ish-futbollisti profesionist u arrestua për shkak të protestave për mbrojtjen publike të lirive dhe të drejtave të grave në vendin e tij.

Nasr-Azadani ka luajtur për skuadrën e njohur irainaine Tractor Sazit ndërmjet sezoneve 2016/17 dhe 2018/19.

Këtë të hënë, Majid Reza Rahnavard, një mundës, u var pasi u dënua me vdekje në një gjyq që po cilësohet i padrejtë.

Ai u akuzua për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë, duke u bërë rasti i dytë i ekzekutimit publik.

Sindikata e lojtarëve “FIFPro” është gjithashtu e tronditur nga rasti i dënimit me vdekje të Nasr-Azadan.

Atletë të tjerë iranianë si ish-profesionistët e Bundesliga-s, Ali Karimi dhe Mehdi Mahdavikia, kishin bërë thirrje për lirimin e tij.

Kujtojmë që Irani ndodhet në protesta, të cilat janë parë edhe në Kupën e Botës, pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua për keqpërdorimin e mbulesës.

Regjimi iranian ka ekzekutuar disa demonstrues ditët e fundit. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, 12 persona janë dënuar me vdekje që nga fillimi i protestave në shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore