Film

Pas 27 vjetësh, Bruce Willis dhe John Travolta, në një projekt të përbashkët kinematografik


Aktorët e famshëm, Bruce Willis dhe John Travolta do të luajnë përsëri së bashku, për herë të parë pas 27 vitesh, në një film të zhanrit aksion të drejtuar nga Chuck Russell, skenat e të cilit do të gjirohen në Maui të Hawaii-t.

Filmi i ri, i cili përfshin një investim gjigand me një kast profesionist të aktorëve, do të titullohet – “Paradise City”.

Roli i Willis do të jetë brenda personazhit të – Ryan Swan, i cili duhet të gdhendë nëpër botën e krimit Hawaii për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të tij, nga personazhi tjetër i luajtur nga Travolta.

Aktorja, Praya Lundberg.

Në projektin e ri kinematografik, roli kryesor i gruas brenda tij, i është besuar aktores dhe modeles tajlandeze, Praya Lundberg.

Travolta dhe Willis në “Pupl Fiction”, 1994.

Ndryshe, hera e fundit që Bruce Willis dhe John Travolta luajtën së bashku ishin skenat  e filmit “Pulp Fiction” i Quentin Tarantinos në vitin 1994.

Gjithashtu, “Pulp Fiction” fitoi edhe një nga çmimet e “Oscars”, dhe shënoi shitje prej rreth 214 milionë dollarësh amerikanë.

Dyshja, Willis e Travolta, bashkë luajtën edhe në filmat e tjerë të suksesshëm si – ““Look Whos’s Talking” të vitit 1989 dhe “Look Who’s Talking Too”, publikuar në vitin 1990.

Ndryshe, kohët e fundit, John Travolta,ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike bashkë me vajzën e tij, Ella, pasi ata ri sollën kërcimin e tij të famshëm për një reklamë të “Super Bowl”.

“Ishte magjike, sepse nuk ka asnjë tjetër në këtë botë me të cilin do të doja të kërceja përveç vajzës sime, Ella. Funksionoi në shumë nivele. Si fillim si një formë argëtimi për njerëzit që e shijuan. Së dyti, më dha mundësinë që të prezantoj vajzën me një platformë të madhe, të tregoja talentin e saj, bukurinë e saj dhe gjithashtu ishte një kujtim i bukur për nënën e saj (Kelly Preston)”, u shpreh Travolta pas kërcimit me të bijën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore