Lajme

Parlamenti rus vendos të pezullojë traktatin e ri bërthamor START


Parlamenti rus vendosi të pezullojë pjesëmarrjen e Moskës në traktatin e ri START.

Kjo, ndërsa zyrtarët u rreshtuan për të fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin për prishjen e paktit të fundit bërthamor të mbetur midis Washington-it dhe Moskës.

Në një seancë të mërkurën në mëngjes, Duma e Rusisë, dhoma e ulët, votoi për të miratuar pezullimin e traktatit.

Këshilli i Federatës, dhoma e sipërme e parlamentit, do të votonte për të njëjtin propozim pas orës 15:00 në Moskë.

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të vendit, tha se masa ishte një përgjigje “e vonuar prej kohësh” ndaj SHBA-ve dhe NATO-s që në mënyrë efektive i shpallën luftë Rusisë.

“Ky vendim na është detyruar nga lufta e shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s ndaj vendit tonë. Do të ketë një rezonancë të madhe në botë në përgjithësi dhe në Shtetet e Bashkuara në veçanti”, tha Medvedev në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Pse Putin pezulloi traktatin bërthamor “START”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore