Lajme

Parisi ndalon demonstratën pro Palestinës, dyshohet se është në mbështetje të Hamasit


Prefekti i Parisit, Laurent Nunez, do të ndalojë demonstratën pro Palestinës të planifikuar për të shtunën.

“Organizatat që e kanë paraqitur këtë deklaratë janë organizata që, përmes komenteve të tyre, mund të sugjerojnë se mbështesin Hamasin. Kështu që unë do ta ndaloj këtë demonstratë”, ka thënë Nunez.

Sakaq, Presidenti francez Emmanuel Macron synon të organizojë një ceremoni në javët e ardhshme për të bërë homazhe për viktimat franceze të sulmit të kryer nga Hamasi kundër Izraelit.

“Presidenti ka vendosur që në javët e ardhshme të organizojë homazhe për viktimat franceze të sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael”, ka treguar presidenca franceze.

Macron u kthye në Francë pas një maratone diplomatike intensive që e pa atë të zënë ditët e fundit në Izrael, territoret palestineze, Jordani dhe Egjipt.

Gjatë misionit, ai propozoi ndër të tjera krijimin e një koalicioni ndërkombëtar anti-Hamas sipas modelit të atij anti-ISIS.

Po ashtu njoftoi dërgimin e një anijeje spitalore për të kontribuar në operacionet humanitare në mbështetje të civilëve të Gazës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore