Shqipëria

Parashikimi i motit, 22 shtator 2021


Dita e mërkurë e 22 shtatorit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 25 °C, në vendet e ulëta 17 – 25 °C dhe në vendet malore 9 – 21 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore