Shqipëria

Parashikimi i motit, 18 shtator 2021


Dita e shtunë e 18 shtatorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë priten reshje shiu mesatare dhe lokale. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në zona të lokalizuara në qarqet: Fier (P), Kukës (L), Durrës (L) dhe Korçë (L).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 20 – 27°C, në vendet e ulëta 20 – 26 °C dhe në vendet malore 15 – 23 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore