Shqipëria

Parashikimi i motit, 17 shtator 2021


Dita e premte e 17 shtatorit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje të dobeta në qarqet: Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Durrës. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarqet: Fier (Q), Shkodër (JP), Kukës (VL) dhe Korçë (L).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21 – 28 °C, në vendet e ulëta 18 – 30 °C dhe në vendet malore 14 – 26 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore