Shqipëria

Parashikimi i motit, 16 shtator 2021


Dita e enjte e 16 shtatorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarqet: Fier (Q), Shkodër (JP), Kukës (VL) dhe Korçë (L).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 28 °C, në vendet e ulëta 17 – 32 °C dhe në vendet malore 12 – 27 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore