Shqipëria

Parashikimi i motit, 15 shtator 2021


Dita e mërkurë e 15 shtatorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme të motit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan priten reshje lokale dhe të dobëta. Era pritet të fryjë e lehtë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarqet: Fier (Vl), Shkodër (V) dhe Korçë (VL).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 27 °C, në vendet e ulëta 16 – 30 °C dhe në vendet malore 11 – 27 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore