Shqipëria

Parashikimi i motit, 1 tetor 2021


Ditën e premte të 1 tetorit, Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët do të ketë në jugperëndim të vendit si dhe përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës pergjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 18 – 24 °C, në vendet e ulëta 13 – 22 °C dhe në vendet malore 11 – 17 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore