Shqipëria

Palmer, vizitë virtuale në Shqipëri


Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, do të zhvillojë sot një vizitë virtuale në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane me anë të një postimi në Twitter.

Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit dhe përparësitë e SHBA-së në Shqipëri, do të jenë objekti i bisedave.

“Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, përmbyllet postimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore