Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e shoqëruar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në margjinat e sesionit të 77-të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.
Takimin në fjalë e ka lajmëruar vetë Osmani përmes një statusi në rrjetin e saj social në Facebook.
Osmani në takim ka konfirmuar faktin se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritet për Paqe.
“Kosova do të punojë ngushtë me aleatët e saj për të përshpejtuar përfshirjen e saj në këtë program të NATO-s”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Për Osmanin anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, ndaj anëtarësimi në këtë program e pastaj edhe në NATO do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”, ka shtuar ajo.
Ndryshe Osmani një ditë më parë ishte takuar me me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka diskutuar çështjen e Dialogut.
Për Osmanin është e nevojshme të ecet përpara në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe se e njëjta duhet të përfundoj me njohje reciproke.
“Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë”, thuhet në njoftim e zyrës së presidentes.
Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejmë për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Osmani në SHBA takon George W. Bush
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Merr jetë projekti “Smart City”, Balla lajmëron monitorim e Tiranës me kamera e inteligjencë artificiale
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin