Kosova

Osmani në Itali: Për të ardhme të sigurt Kosova do të qëndrojë në krah të aleatëve


Foto nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar dy ditë për vizitë zyrtare në Itali ku ka marrë pjesë në samitin “Global Women Leades Summit” dhe është takuar me ish sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se Kosova do të mbështet gjithmonë aleatet e saj për një të ardhme më të mirë.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Ëomen Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”.

“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!”, ka shkruar ajo.

Osmani së fundmi kishte marrë pjesë edhe në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Ajo gjatë këtij samiti kishte riafirmuar përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore