Lajme

Orban:Marrëveshja për postet e larta është e turpshme, votuesit janë mashtruar


“Votuesit evropianë janë mashtruar. Partia Popullore Evropiane ka krijuar një koalicion gënjeshtrash me të majtën dhe liberalët. Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje të turpshme”.

Kështu shkruan kryeministri hungarez, Viktor Orban, në X.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, kryeministri hungarez tha se “nuk ka asnjë arsye” për të mbështetur marrëveshjen për pozicionet e larta të BE-së.

“Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, qytetarët evropianë donin një lidership evropian të krahut të djathtë, por EPP i mashtroi” duke formuar “një koalicion gënjeshtrash dhe mashtrimesh” me socialistët dhe liberalët, shpjegoi ai.

“Ne nuk kemi asnjë arsye për të mbështetur këtë abuzim me pushtetin, ne nuk mund ta mbështesim atë”, shtoi ai, duke kritikuar veçanërisht presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e akuzuar për përdorimin politik të çështjes së shtetit të së drejtës.

Kryeministri nuk i është përgjigjur pyetjes se kë do të dëshironte të shihte në vend të Von der Leyen, duke u kufizuar duke thënë se do të kishte “më shumë kandidatë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore