Shëndet

Olivia Munn tregon se e zbuloi se po vuante nga kanceri i gjirit menjëherë pasi bëri një mamografi të thjeshtë


Aktorja amerikane Olivia Munn ka bërë publike diagnozën e saj të kancerit të gjirit, derisa ka ndarë një galeri fotosh dhe videosh në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në spital.

“Unë u diagnostikova me kancer në gji. Shpresoj se duke e ndarë këtë do t’i ndihmojë të tjerët të gjejnë ngushëllim, frymëzim dhe mbështetje në udhëtimin e tyre”, ka shkruar aktorja sipër postimit.

“Në shkurt të vitit 2023, në një përpjekje për të qenë proaktive për shëndetin tim, bëra një test gjenetik që kontrollon për 90 gjene të ndryshme të kancerit. Rezultova negative në të gjitha, përfshirë BRCA (gjeni më i njohur i kancerit të gjirit)”, shtoi ajo.

Por, gjërat ndryshuan shpejt për Munn, e cila veç pas dy muajsh që prej kur kishte bërë kontrollimet e lartcekura, u diagnostikua me kancer të gjirit.

“Po atë dimër bëra edhe një mamografi normale. Dy muaj më vonë u diagnostikova me kancer të gjirit”, shkroi Munn.

Ylli i “X-Men”, 43 vjeçe, vazhdoi të shpjegonte se ajo i është nënshtruar katër operacioneve në 10 muajt e fundit, duke përfshirë një mastektomi të dyfishtë të kryer 30 ditë pas biopsisë së saj.

Ka pasur gjithashtu shumë ditë në shtrat dhe ajo ka mësuar “më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë”.

“Çuditërisht kam qarë vetëm dy herë. Mendoj se nuk kam ndjerë se kishte kohë për të qarë”, shtoi ajo tutje.

Aktorja zbuloi më tej se sipas diagnostikimeve në këtë sëmundje mund të kenë ndikuar  faktorë si mosha  e saj, historia familjare e kancerit të gjirit dhe fakti që kishte fëmijën e parë pas moshës 30 vjeçe”.

“Për shkak të atij rezultati unë shkova për të marrë një MRI, e cila çoi në një ultratinguj e që më pas çoi në një biopsi”, shkroi Munn.

“Biopsia tregoi se kisha kancer Luminal B në të dy gjinjtë. Luminal B është një kancer agresiv, me lëvizje të shpejtë”, shtoi ajo.

Sipas Fondacionit për Kancerin e Gjirit, Susan G. Komen, “gratë me tumore luminale B priren të kenë nivele mjaft të larta mbijetese”.

Munn e konsideron veten si “me fat” duke pasur parasysh  se e zbuloi kancerin me kohë. Ajo gjithathashtu falënderoi miqtë dhe familjen e saj për mbështetjen e tyre, përfshirë partnerin e saj komedian John Mulaney me të cilin ajo ka një djalë të vogël, Malcolm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore