Kosova

O’Brien: Moszbatimi i Marrëveshjeve është mundësi e humbur për Kosovën dhe Serbinë


James O'Brien

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka potencuar se mos-gatishmëria e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar Marrëveshjet e dala nga procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “është një mundësi e humbur për të dyja palët”.

Takimi i nivelit të lartë i 26 qershorit përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pa plotësimin e tri kushteve që ai parashtroi paraprakisht në takim me shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas top-diplomatit amerikan, Borrell, në takime të ndara me Kurtin e Vuçiç-in ka nënvizuar faktin se si palët duhet të “riangazhohen në dialog për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë brenda dialogut”.

Albin Kurti propozoi tri kushte [nënshkrim i marrëveshjes, anulim i letrës së Ana Brnabiç-it dhe dorëzim i Milan Radojiçiç-it], Josep Borrell propozoi zbatim në paralel të Marrëveshjes, Aleksandër Vuçiç kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa takim trelateral siç ishte paralajmëruar, dhe me një dakordim – vazhdim i dialogut javën e ardhshme në nivel kryenegociatorëve.

Këto ishin rezultatet e takimeve të ndara në kryeqendrën evropiane, Bruksel, që kryediplomati Borrell, i zhvilloi me Kurtin dhe me Vuçiç-in.

Kurti tri kushte, Borrell zbatim në paralel të marrëveshjes, Vuçiç-i Asociacionin dhe dakordimi për takim në nivel kryengociatorësh – Çka ndodhi në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore