Bota

Obama-Clinton, pjesë e inaugurimit të Biden


Ish-presidentët amerikanë Barack Obama dhe Bill Clinton do të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Ata i bashkohen kështu konfirmimit që ka dhënë disa ditë më parë, ish-presidenti George W. Bush. Presidenti në ikje, Donald Trump, nga ana tjetër, pohoi se nuk do të jetë pjesë e inaugurimit të Biden-it.

Ish-presidentët, do të jenë të shoqëruar nga gratë e tyre në ceremoni. Një burim i afërt i ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, bëri me dije se ajo do të marrë pjesë në ceremoni. E njëjta gjë edhe me ish-zonjën e parë, Michelle Obama.

Laura Bush, bashkëshortja e ish-presidentit Bush, ka konfirmuar që më parë praninë e saj. Zonja e parë aktuale, Melania Trump, është raportuar se nuk do jetë pjesë e inaugurimit.

Çifti presidencial Trump, do të zhvendoset në rezidencën qeveritare Mar-a-Lago, në Florida. Destinacioni i tyre, gjithsesi, mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Isht-presidenti Jimmy Carter, i cili është 96 vjeç, nuk do të udhëtojë drejt Washington-it për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe situatës me Covid.

Pjesëmarrja e presidentit në largim në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit, është zakonore në SHBA. Trump, do të jetë presidenti i parë në 150 vite që e thyen këtë traditë.

Inaugurimi i Biden-it do të ketë një numër të limituar të ftuarish për shkak të situatës me Covid. Ndikim në këtë vendim, kanë pasur dhe ngjarjet e fundit në Capitol./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore