Lajme

Norvegjia dhuron 300 respiratorë për Kosovën, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut


Qeveria e Norvegjisë do të dhurojë 300 respiratorë për Moldavinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo, pasi vendi nordik nuk ka më nevojë për to.

Me mbylljen e vitit të kaluar, kur Norvegjia kaloi dhe problematikën më të madhe me Covid-19, rreth 1 mijë aparate u porositën dhe prodhuan në vendin nordik. Tashmë që pjesa kryesore e krizës ka kaluar, 300 prej tyre do të dhurohen.

Vendet e përzgjedhura kanë kërkuar më parë ndihmë për respiratorët. Ato janë dy vende ballkanike, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si edhe Moldavia.

“Në Norvegji, për fat të mirë kemi arritur të zvogëlojmë infeksionin në pranverën e vitit 2020 dhe nuk kemi pasur më nevojë për respiratorë”, theksoi kryeministrja. “Prandaj, jemi në situatën me fat, që mund t’u ofrojmë frymëmarrje Moldavisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Këto vende janë goditur fort nga Covid-19 dhe nuk kanë qasje në pajisje si Norvegjia”, tha Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Høie.

Vonesa për këtë dhurim ndërkaq, është justifikuar nga ministri. “Respiratorët e urgjencës duhet të jenë të aprovuar, që është një shenjë e cilësisë. Ky proces zgjat 18 deri në 24 muaj”.

Ai shtoi se kontakte të vazhdueshme ka edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë mbi çështjen.

“NJë panel i OBSH-së do të shikojë se si mund të përdoret më së miri aparati i frymëmarrjes. Kjo, për të forcuar gatishmërinë shëndetësore në zonat ku është më e nevojshme”, përmbylli Høie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore