Lajme

Një tjetër skandal godet Orban-in


Pas skandalit për faljen e një pedofili, një tjetër skandal ka goditur kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Çka ka rritur shpresat e opozitës për një krizë në regjimin e tij.

Peter Magyar, ish-bashkëshorti i ish-ministres së Drejtësisë Judit Varga, publikoi dje një regjistrim të turpshëm si për ish-gruan e tij ashtu edhe për vetë Orban-in.

Në audio, Varga zbulon se disa anëtarë të qeverisë i shtynë prokurorët të heqin provat në rastet e korrupsionit të lidhura me qeverinë.

“Ata u sugjeruan prokurorëve se çfarë duhet hequr”, thotë Varga në audio.

Sakaq, Magyar ia dorëzoi audion prokurorit të përgjithshëm.

Kurse në një postim në Facebook, Varga ka reaguar duke akuzuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Magyar dikur ishte pjesë e rrethit politik të Orban-it dhe ishte shpërblyer me një sërë pozicionesh në kompanitë publike.

Por në një intervistë në shkurt, ai akuzoi qeverinë Orban për korrupsion të përhapur dhe përdorimin e fushatave shpifëse për të diskredituar kundërshtarët.

Skandali për faljen e një pedofili e kishte detyruar Orban të nxiste ish-presidenten Katalin Novak dhe ish-ministren e Drejtësisë Judit Varga – të dyja të konsideruara si figura kryesore të Fidesz-it – të jepnin dorëheqjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore