Shqipëria

Një shtetas në Krujë plagoset me armë zjarri nga një 52-vjeçar


Në Krujë, këtë 22 janar, raportohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç.

Ky i fundit si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore