Rajoni

Revista turke “Misvak” publikon hartën me gjysmën e Greqisë brenda Turqisë


Njё hartё me gjysmёn e Greqisё dhe Ballkanit, si dhe veriun e Irakut tё pushtuar nga Turqia u publikua nё njё revistё islamike mbёshtetёse e presidentit tё Turqisё, Recep Tayyip Erdogan.

“Misvak” postoi nё profilin e saj nё Twitter njё imazh ku tregohej Turqia e Madhe me mbishkrimin “Nëse do të vizatohet një hartë, e bëjmë ne atë”.

 

Besohet se postimi erdhi si pёrgjigje ndaj pullёs postare tё lёshuar nga autoritetet kurde me rastin e vizitёs sё Papёs.

Nё pullё tregohej shteti Kurd i zgjeruar brenda Turqisё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore