Kosova

Një orë e gjysmë pritje në Merdarë dhe Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova


Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar të enjten se pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 5 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike pritjet janë deri 1 orë e 30 minuta.

Në raportin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet me dije se për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë nuk ka kolona të veturave, kurse për të dalë nga Kosova, kolona e veturave është deri 300 metra.

Burimi: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë janë deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike pritjet janë deri në 1 orë e 20 minuta. Kolona e veturave për të dalë nga Kosova është 300 metra.

Në pikat tjera kufitare – Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Muçibabë, Hani i Elezit, Mutivodë, Bërnjak, Glloboqicë, Stançiq, Vërmicë, Hani i Elezit – pritjet për hyrje-dalje janë deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar për kolona të veturave.

Ardhja e diasporës kosovare për t’i kaluar pushimet veriore në atdhe dhe kthimi i tyre në shtetet ku jetojnë, ditëve të fundit ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në kufij, veçanërisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore