Kosova

Një i vdekur dhe shtatë persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar një person të vdekur dhe shtatë persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 849 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë nëntë persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 328.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar tre mijë e 991 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 869 mijë e 439 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 770 mijë e 941.

Një ditë më parë, më nëntë dhjetor, një person në Kosovë ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore