Lajme

Një i vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar një person të vdekur nga COVID-19 dhe 25 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë 370 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 362 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 335.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 12 mijë e 5.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 821 mijë e 428 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 598 mijë e 551.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë asnjë person nuk ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore