Lajme

Një grup i ushtarëve të FSK-së përfundojnë trajnimin në Hohenfels të Gjermanisë


Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka realizuar me sukses aktivitetin në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30”, që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka shtuar se ushtarët nga Kosova, treguan rezultate të larta aty.

“Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje”.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate!”, ka përfunduar Mehaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore