Lajme

Një grua britanike dhe djali i saj ndërrojnë jetë nga orteku në Alpet franceze


Një grua britanike dhe djali i saj raportohet se kanë ndërruar jetë në Alpet Franceze pas një orteku në vargun malor Mont Blanc.

Të dy ishin pjesë e një grupi që thuhet se po bënte ski larg shpateve të përcaktuara me një instruktor kur orteku, me përmasa 400 metra i gjerë, ndodhi në një lartësi prej 2 mijë e 300 metrash pranë vendpushimit të skive të Saint-Gervais-les-Bains në Haute-Savoie.

Një skiator i tretë, instruktori, gjithashtu ukap nga orteku, por mbante një detektor orteku dhe u gjet shpejt.

Mësohet se ai ka pësuar lëndime të lehta.

Pesë persona të tjerë janë arratisur, mes tyre bashkëshorti dhe babai i të ndjerit.

Policia ka bërë me dije se një hetim është hapur për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Jean-Luc Boch, presidenti i Shoqatës së Kryetarëve të Stacioneve Malore, ka thënë se nuk kishte ski pa rrezik jashtë pisteve.

“Rreziku zero nuk ekziston jashtë pistëve”, ka thënë ai.

“Ekziston një rrezik dhe ai rrezik ekziston edhe nëse jeni të shoqëruar nga profesionistë, nga udhërrëfyes, nga instruktorë të skive, gjithmonë ka një rrezik. Mos harroni kurrë se në mal siguria është gjëja më e rëndësishme dhe duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm. Malet, si deti, janë gjithmonë më të fortë se ne”, ka theksuar ai.

Në një aksident tjetër, 31-vjeçar, i cili u largua nga një pistë ndërroi jetë pasi ra 500 metra në vargmalin Écrins në Isère pranë Grenoble.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore