Shqipëria

Nishani u nis për trajtim mjekësor në Gjermani, Meta i uron shërim të shpejtë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shërim të shpejtë ish kreut të shtetit Bujar Nishani.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, Meta shkruan se, “i uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”.

Kujtojmë se Nishani gjatë kësaj dite është dërguar në Gjermani për trajtim pas problemeve shëndetësore.

Nishani u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një ditë më parë për pneumoni bilaterale post COVID-19.

Sipas burimeve, ish-presidenti Nishani ka nevojë për oksigjeno-terapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore