Shqipëria

Nis vaksinimi i policëve në Shqipëri


Ka nisur sot vaksinimi i policëve pranë stadiumit Air Albania. Forca të shumta policore kanë shkuar pranë qendrës së vaksinimit që në orët e para të mëngjesit, për të kryer procesin e vaksinimit.

Procesi për forcat policore do të shtrihet në disa ditë, deri sa të vaksinohen të gjithë me dozën e parë. Të përfshirë në proces do të jenë edhe Garda e Republikës. Policët në rrethe kanë nisur gjithashtu vaksinimin.

Janë 11 mijë e 800 punonjës policie, të cilët do të vaksinohen. 1 mijë e 300 ndërkohë, janë gardë republike.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në fillimin e vaksinimit të forcave policore. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjithashtu.

Ditën e djeshme ka nisur edhe vaksinimi i gazetarëve. Procesi ndërkohë vijon për mbi 70-vjeçarët dhe kategoritë e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore