Lajme

Nga një muaj paraburgim për 14 “fajdexhinjtë”


Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masë të paraburgimit prej një muaji ndaj 14 të dyshuarve për “Fajde”, të cilët u arrestuan në aksionin e kryer nga Policia në kuadër të rastit “Brezovica” më 3 mars.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 14 të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkaq, për të arrestuarin tjetër me inicialet S.B., është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është caktuar masë e sigurisë ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Përveç arrestimit të 14 personave personave janë sekuestruar 8 armë të ndryshme e 22 vetura.

“Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi  janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura”, pati njoftuar policia.

Ky aksion pritet të vazhdojë më tutje, ndërsa prokurori Rasim Maloku kishte thënë se në këtë çështje askush nuk do të jetë i paprekshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore