Shqipëria

Nga 2 maji nisin fluturimet direkte Tiranë-Riga


Nga muaji maj, nga aeroporti i Rinasit do të nisin fluturimet direkte Tiranë-Riga, Letoni.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka bërë me dije se fluturimet do të kryhen nga kompania ajrore “airBaltic”.

Sipas TIA-s, fluturimet direkte nga Tirana për në Riga, Letoni, do të nisin më 2 maj me një frekuencë dy herë në javë.

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”.

Çka e ka diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Në vitin 2023, aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • TIA

  • Lajmet kryesore