Lajme

Netanyahu thotë se ka filluar “faza e dytë” e luftës ndaj Hamas-it


Izraeli ka filluar një “fazë të dytë” të luftës së tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës, pasi u zotua të shkatërrojë grupin militant, duke kundërshtuar një sulm që vrau më shumë se 1 mijë e 400 izraelitë në një sulm të paprecedentë në fillim të tetorit.

“Ne kemi një qëllim kryesor për të mposhtur armikun dhe për të garantuar ekzistencën tonë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për shtyp të shtunën.

Në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, Netanyahu thotë se qëllimet e luftës së Izraelit janë të qarta – “shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe kthimi i pengjeve në shtëpi”.

Netanyahu thotë se vendimi për fillimin e inkursionit tokësor është marrë njëzëri, si nga kabineti i luftës ashtu edhe nga kabineti i sigurisë.

“Komandantët dhe ushtarët tanë që luftojnë në territorin e armikut e dinë se kombi dhe udhëheqja kombëtare qëndron pas tyre”, shton ai.

Netanyahu thotë se trupat që ai ka takuar në terren janë të vendosura për ta detyruar Hamasin të paguajë për veprimet e tij më 7 tetor.

“Ata janë të vendosur për të çrrënjosur këtë të keqe nga bota, për ekzistencën tonë dhe, shtoj, për të gjithë njerëzimin”, nënvizon ai.

Kryeministri izraelit citon urdhrin biblik për të kujtuar atë që amalekitët u bënë izraelitëve. “Ne kujtojmë dhe po luftojmë”, thekson ai.

Netanyahu thotë se ushtarët janë pjesë e një trashëgimie të luftëtarëve hebrenj që daton 3 mijë vjet më parë.

Ai ravijëzon se ata kanë një qëllim: “Të mposhtin armikun vrasës dhe të sigurojnë ekzistencën tonë në tokën tonë”.

Raketa e Gazës godet parkingun pranë Tel Aviv-it, Netanyahu takohet me familjet e pengjeve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore